Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohen sërish vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate

NULL NULL
19.07.2026 07:38

Influencerët e njohur Andrew dhe Tristan Tate janë arrestuar të shtunën nga autoritetet federale në Miami, konfirmoi Shërbimi i Marshallëve të Shteteve të Bashkuara (U.S. Marshals Service).

Autoritetet amerikane nuk kanë bërë ende publike arsyen e arrestimit, pasi urdhër-arresti është i vulosur dhe detajet e çështjes mbeten konfidenciale. Zëdhënësi i Shërbimit të Marshallëve, Brady McCarron, deklaroi për Associated Press se informacioni mbi akuzat nuk mund të bëhet publik në këtë fazë, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, Prokuroria e Kurorës (Crown Prosecution Service) njoftoi se katër viktima të tjera kanë dalë përpara autoriteteve, duke sjellë akuza të reja ndaj vëllezërve Tate.

Sipas prokurorisë britanike, akuzat e reja përfshijnë përdhunim, trafikim seksual, sulm fizik, si dhe vepra që lidhen me pornografinë me të mitur dhe materiale të pornografisë ekstreme.

Andrew dhe Tristan Tate kanë qenë prej kohësh në qendër të hetimeve ndërkombëtare për akuza që lidhen me shfrytëzimin seksual dhe trafikimin e qenieve njerëzore, ndërsa zhvillimet e fundit pritet të ndikojnë në procedurat ligjore që po zhvillohen ndaj tyre në disa shtete.

Prokurorët e MB e konfirmojnë për herë të parë se janë autorizuar 21 akuza kundër vëllezërve Tate

lajme të ngjashme