Nxënësit shqiptarë arrijnë sukses historik në Olimpiadën e Matematikës NULL NULL 19.07.2026 12:58 19.07.2026 12:58 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar ekipin shqiptar të matematikës për rezultatin historik të arritur në Olimpiadën e 67-të Ndërkombëtare të Matematikës (IMO 2026), të zhvilluar në Shangai. Në një mesazh urimi, kreu i qeverisë vlerësoi arritjen e jashtëzakonshme të nxënësve shqiptarë, të cilët siguruan dy medalje bronzi përmes Marius Gjikës dhe Jamarbër Rushitajt, si edhe një Medalje Nderi për Orest Sherkon, transmeton Klankosova.tv. Rama theksoi se ky është rezultati i dytë më i mirë në historinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në IMO, që prej vitit 1993, duke e cilësuar suksesin si një moment krenarie për të gjithë vendin. “Ekipi nga Shqipëria fitoi 2 Medalje Bronzi me nxënësit Marius Gjika dhe Jamarbër Rushitaj dhe 1 Medalje Nderi me nxënesin Orest Sherko. Në historinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë që nga viti 1993 në IMO, Ekipi Shqiptar në IMO 2026 ka arritur rezultatin e dytë më të mirë të Shqipërisë për nga pikët e grumbulluara, duke na bërë të gjithëve krenarë”, ka shkruar ai.