Mbi 80 mijë tifozë në tribuna për finalen e Botërorit NULL NULL 19.07.2026 23:04 19.07.2026 23:04 Foto: Reuters Finalja e Kupës së Botës po zhvillohet para një atmosfere madhështore, me stadiumin të mbushur deri në vendin e fundit. Sipas njoftimit zyrtar të stadiumit, 80 mijë e 663 tifozë janë të pranishëm për ta ndjekur nga afër përballjen mes Argjentinës dhe Spanjës, raporton Klankosova.tv. Kjo përbën kapacitetin e plotë të stadiumit për këtë finale, duke krijuar një skenë të jashtëzakonshme për ndeshjen që vendos kampionin e ri të botës.