Skandal në një shkollë fillore: ‘OnlyFans’ në listën e rrjeteve sociale të lejuara për stafin NULL NULL 19.07.2026 12:50 19.07.2026 12:50 Foto nga Metro Një shkollë fillore në Skelmersdale të Lancashire, në Angli, ka kërkuar falje ndaj prindërve pasi në politikën e saj të përdorimit të rrjeteve sociale ishte përfshirë edhe platforma ‘OnlyFans’ mes aplikacioneve të konsideruara të pranueshme për stafin. Në dokumentin zyrtar të shkollës Delph Side Primary School, OnlyFans renditej së bashku me Facebook, X, TikTok, Instagram, YouTube dhe Snapchat, duke u përshkruar si një nga format kryesore të komunikimit mes miqve dhe familjarëve, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv. Për këtë arsye, në politikë thuhej se nuk do të ishte e arsyeshme t’u ndalohej punonjësve përdorimi i këtyre platformave, për sa kohë ato përdoreshin me kujdes dhe nuk ndikonin në detyrën e tyre në shkollë. Përdorimi i rrjeteve sociale si Facebook, X, TikTok, Instagram, YouTube, Snapchat dhe OnlyFans është bërë vitet e fundit forma kryesore e komunikimit mes miqve dhe familjes. Nuk do të ishte e arsyeshme të pritej ose t’u kërkohej punonjësve të mos i përdornin këto platforma, të cilat, nëse përdoren me kujdes, nuk duhet të kenë asnjë ndikim në rolin e tyre në shkollë”, theksonte dokumenti. Pas reagimeve, drejtuesit e shkollës e hoqën menjëherë referencën ndaj OnlyFans nga politika e institucionit. Drejtoresha e shkollës, Liz Ormerod, sqaroi se edhe pse politika e rrjeteve sociale ishte përditësuar në vitin 2025, kjo pjesë e dokumentit kishte mbetur e pandryshuar që nga viti 2022. Sipas saj, përfshirja e OnlyFans nuk nënkuptonte se shkolla e miratonte apo e inkurajonte përdorimin e platformës nga stafi.