Uka për gjendjen në shëndetësi: Nuk bëhet veç me fasada, duhen reforma (VIDEO) NULL NULL 19.07.2026 22:58 19.07.2026 22:58 Në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova u diskutua për disa prej rasteve të fundit që kanë prekur sektorin e shëndetësisë, përfshirë helmimet masive, ankesat për kushtet në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, si dhe sfidat me të cilat përballen pacientët dhe stafi shëndetësor. Gazetarja Arbreshë Uka, gazetare e shëndetësisë, tha se sistemi shëndetësor ka nevojë për reforma të thella, duke përmend edhe mungesën e mjekëve, infermierëve dhe komunikimin me pacientët. “Ajo që shoh është se në këtë qeverisje secili prej nesh kemi pasur pritshmëri të mëdha, por pritshmëritë na kanë treguar krejt diçka tjetër. Shëndetësia nuk bëhet vetëm me fasada. Shëndetësisë i duhet reformë. Nuk na vyn vetëm një reagim, na duhet ndryshim”, tha Uka. Sipas saj, qytetarët dhe pacientët duhet të ndihen më të fuqizuar për të raportuar problemet që hasin, pa frikën e pasojave. Ndiqni deklarimin e plotë: