Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anëtarët e “Prishtina Racing Team” rrëfejnë adrenalinën e pasionin për shpejtësinë (VIDEO)

NULL NULL
10.01.2024 22:17
prishtina racing cars

Në emisionin e sotëm “Ora e Pasdites”, të ftuar ishin anëtarët e klubit “Prishtina Racing Team”, Armend Selimaj, Egzon Ukehaxhaj dhe Ardis Meta.

Ata së bashku me moderatoren Njomza Aliu- Kajtazi diskutuan për dëshirën edhe pasionin e tyre të madh për shpejtësi, për adrenalinat të cilat ata i kalojnë, aventurat e tyre, dhe për çmimet të cilat ata i kanë marrë gjatë vitit që lamë pas.

Selimaj tha se Kosova, ndonëse e vogël, ka bërë arritje të mëdha në këtë drejtim.

“Si Kosovë e vogël, kemi arrit me bo shumë për një kohë relativisht të shkurtë, se jemi edhe si shtet i ri. Ne jemi pranu në Federatën Ndërkombëtare në 2015, prej atëherë jemi edhe pjesë e kalendarit të garave evropiane, kemi pjesëmarrës, kemi kampion, kështu që në atë përqindjen sa jemi ne të mëdhenj në rajon, jemi shumë mirë dhe shumë përpara edhe prej shteteve fqinje”, deklaroi Selimaj.

Egzoni tha se vitin e ka mbyllur shumë mirë, pasi është bërë kampion. Ai e konsideroi vitin 2023 si vit shumë të suksesshëm. “E kam një Opel Astra i vitit 1995, i vjetër është, por është goxha i përgatitur për gara”, deklaroi ai.

Ukëhaxhaj tha se në Kosovë ende nuk ka pistë legale për ushtrime malore.

Ndërkaq Ardis Meta nga viti 2014 merret me fotografi të garave, me video dhe dokumentim.

Më poshtë, ndiqeni intervistën e plotë:

lajme të ngjashme