Agjenda e vizitës së Erdoganit në Tiranë: Takimi me Begajn, konferenca me Ramën e inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë NULL NULL 09.10.2024 19:09 09.10.2024 19:09 Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvillon nesër një vizitë në Tiranë. Sipas informacioneve, ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00 të paradites. Erdogan pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, shkruan TopChannel, transmeton Klankosova.tv. Më pas ai do të ketë një konferencë për mediat me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë. Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë disa takime. Agjenda e plotë: 11:30 – 11:40 Ceremonia e pritjes në Presidencë 11:40 – 12:40 Takim me presidentin Begaj 12:40 – 13:40 Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë 13:40 – 14:00 Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve 14:00 – 14:30 Konferencë Erdogan- Rama 16:30 – 17:30 Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.