Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Adelina Paloja dhe Alba Muçolli Dehiri mbajnë koncert në Horën e Arbëreshëve

NULL NULL
21.03.2025 15:40

Koncerti dedikuar Arbreshëve, nën interpretimin e sopranos së njohur, Adelina Paloja dhe pianistes Alba Muçolli Dehiri, do të mbahet sot nga ora 18:30 në Teatrin Seminar, në Horën e Arbëreshëve.

Në këtë koncert recital klasik, që i dedikohet Arbëreshëve që mbi 5 shekuj ruajtën traditën dhe shpirtin shqiptar, do të interpretohen vepra nga kompozitorët më të shquar shqiptarë:

Rafet Rudi – “Arbëresh Song” dhe “Këmbanat Arbëreshe”, Rauf Dhomi – “Aria e Marlulës” nga opera “Dasma Arbëreshe”, Gjon Gjevelekaj, Avni Mula, Prenk Jakova dhe vepra të tjera me motive arbëreshe e kombëtare.

Sopranoja Adelina Paloja, ka thënë se me emocion të papërshkrueshëm, presim të sjellim një histori “Divine Cadenze” në tokën Arbëreshe Hora e Arbreshevet (Piana Degli Albanesi), aty ku çdo gur flet me zërin e historisë mbi 500 vjeçare. Ajo tha se nuk është thjesht një koncert, por një rit i artit, një shpërthim emocionesh ku e kaluara dhe e ardhmja që po shkruhen për herë të parë bashkohen në një simfoni të paharrueshme.

lajme të ngjashme