Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ABA Liga vjen sot me finalen e dytë, ndeshja fantastike basketbollistike transmetohet në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 18.05.2021 12:00

Ekskluzivitetet dhe atraksionet basketbollistike vazhdojnë edhe më tutje në platformën numër një në vend – Artmotion.

Pasi mësuam të gjitha skuadrat fituese në këtë sport në vendin tonë tashmë po vjen koha që t’i mësojmë edhe kampionët në garat rajonale dhe ndërkombëtare.

Zvezda e pret Buduqnostin në shtëpi këtë të martë në duelin që përball dy skuadrat më të mira ballkanase dhe njëkohësisht është edhe finale në ABA Ligë.

Kjo ndeshje luhet të martën, me fillim nga ora 20:30, dhe transmetohet në Art Sport 1.

Ndeshja e parë ishte fituar nga skuadra beogradase me rezultat të ngushtë 82:78 që na bënë të besojmë se edhe këtë herë lufta do të jetë e zjarrtë dhe ndeshja atraktive.

Zvezda, 5-shja e mundshme startuese:

Lloyd, Davidovac, Lazic, Dobric, Nnoko

Buduqnosti, 5-shja e mundshme startuese:

Cobbs, Ivanovic, Mitrovic, Popovic, Reed

lajme të ngjashme