A po e ‘gatuan’ Drita përfundimin e dominimit të Ballkanit? NULL NULL 25.11.2024 19:05 25.11.2024 19:05 Janë zhvilluar 14 xhiro në elitën futbollistike të Kosovës, por kanë për t’u luajtur edhe 22 të tjera. Megjithatë sot ka një skuadër e cila po e bënë ligjin në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. Drita ka rreshtuar plot nëntë fitore, katër herë barazoi dhe ka vetëm një humbje, raporton Klankosova.tv. Gjilanasit kanë bërë dukshëm më mirë se ata që e nisën garën me pretendimin për ta mbrojtur titullin kampion. Ballkani ka shtatë fitore, pesë barazime dhe ka humbur dy ndeshje. Njërën prej tyre pikërisht nga liderija e kampionatit aktual. Pos më shumë pikëve, më shumë fitoreve e më pak humbjeve, “Intelektualët” kanë edhe goldallimin më të mirë, me sulmin dhe mbrotjen më kompakte në Superligë, njofton Klankosova.tv. Ata kanë shënuar 24 gola dhe ka pësuar vet1ëm 10. A është gati Drita për t’i dhënë fund dominimit të Ballkanit? Fundjava përballë mes vete pikërisht dy skuadrat e para. Drita udhëton në Suharekë për t’u ndeshur me “Xhebrailat” të cilët nuk njohin humbje në shtëpinë e tyre tash e mbi dy vjet. Të kaltërtit e Gjilanit deri tani kanë 31 pikë, kurse ‘Portokall e zinjtë’ 26. Një fitore eventuale e këtyre të fundit do ta hapte fuqishëm sërish garën, kurse triumfi i gjilanasëve, pos që do ta thyente rekordin e suharekasëve në stadiumin e tyre, do t’i thyente edhe moralisht, duke i ikur 8 pikë. Përkundër se terenin e tyre e kanë kthyer në një fortesë të palëkundur, kampionët aktual nuk po gëzojnë formë të mirë kur po luajnë si mysafirë. Ballkani vetëm Feronikelin’74 e ka mposhtur këtë edicion si mysafir, duke arkëtuar vetëm 7 pikë prej 21 pikëve të mundshme, raporton Klankosova.tv. Nga ana tjetër 5 më shumë i ka Drita në ndeshjet kur nuk ka qenë vendas, kurse në cilësinë e nikoqirit, të dyja skuadrat janë njejtë, me nga gjashtë fitore e një barazim. Çfarë “infuzioni” mund ta marrin ekipet kosovare në afatin kalimtar të Janarit? Jo vetëm Ballkani, por sigurisht edhe skuadrat tjera si Prishtina, Llapi apo edhe vetë Drita, do të mundohen që në afatin kalimtar të dimrit, të përforcohen aty ku mendojnë se kanë nevojë. Varësisht se çfarë lojtarë do të afrojnë, adaptimi i tyre dhe komponimi me skuadër, mund të jetë armë e re për kundërshtarët në Superligë. Nëse prurjet do të rezultojnë shumë të suksesshme, edhe rrjedha e kampionatit mund të marrë tjetër kahje, pavarësisht se në të kaluarën, janari s’ka prodhuar ndonjë ndryshim drastik. Por nëse “Intelektualët” kanë fat për pak përforcime konkrekte dhe kualiteti i tyre të gërshetohet rrjedhshëm me futbollistët aktual, futbolli kosovar në muajin maj mund ta ketë kampionin e ri, që do ta ndalte dominimin e “Xhebrailave”. “Drita del kampione” Se Drita është favoriti kryesor, e thotë edhe analisti i emisionit “Sports Show” në Klan Kosova, Arben Zeqiri. Për ta argumentuar këtë, ish-futbollisti numëron disa arsye. “Ka një strukturë të futbollistëve që kohë të gjatë (3-4 vite) luajnë së bashku dhe po kjo strukturë lojtarësh kanë luftuar për titullin vazhdimisht kundrejt Ballkanit, në 3 vjetët e fundit. Trajneri është fitues, e njeh shumë mirë ligën duke dalë tre herë kampion më parë në Kosovë”, shton Zeqiri. Ai mendon se thellësia e skuadrës së Dritës është sasiore dhe njekohesisht cilësore, ku secila nga pozitat është e dyfishuar dhe pothuajse askush nuk e ka vendin e garantuar ne ekip. “Ballkani e ka hendikep faktin që i janë larguar 8 futbollistë titullarë dhe veshtirë është ndjeshëm për t’u zëvendësuar të tillët, e sidomos për t’u komponuar ardhjet e reja, të cilët edhe pse janë cilësorë pa pikë diskutimi, megjithatë për t’u automatizuar funksionimi i këtyre elementeve cilësore, përgjithësisht dhe reparteve, do t’iu duhet kohë dhe impenjim maksimal i të gjithëve, shtabit teknik dhe lojtarëve”, shprehet ish-futbollisti i reprezentacionit të Kosovës. Për Arben Zeqirin, Drita nuk ka lluks për komoditet, pasi potencon se Ballkani bashkë me Malishevën do të jenë dy kundershtarët me seriozë të tyre, në luftën për titullin kampion. Megjithatë, “Beni” kujton se është i mirë në prongoza dhe se beson që edhe kësaj radhe do t’ia qëllojë. “Në tre vitet e fundit e kam parashiku dhe qëllu saktësisht kampionin, ende pa fillu kampionati, andaj edhe këtë vit kam thënë që Drita fiton trofeun kryesor në Kosovë, të shohim nese do t’ia qelloj për herë të katërt radhazi”, potencon ish-futbollisti i dy skuadrave të qytetit të Gjilanit. Zhgënjimet më të mëdha të këtij edicioni deri më tash, për Zeqirin janë Gjilani dhe Llapi.