Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A e bindi Shaqa Leon Avdullahun që të zgjedhë Kosovën?

NULL NULL
26.08.2025 17:54

Xherdan Shaqiri ka folur për vendimin e Leon Avdullahut për të përfaqësuar Kosovën në vend të Zvicrës.

Shaqa ka thënë se e ka diskutuar shpesh me Avdullahun mundësinë se cilën kombëtare ta përfaqësojë.

Xherdan Shaqiri e kishte pëlqyer postimin ku zyrtarizohej ylli i Hoffenheimit si Dardan.

“Kemi folur shpesh për këtë”, ka thënë Shaqiri për gazetën Blick të martën, ndonëse nuk mendon se ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin e tij.

“Mendoj se te Kosova ai ka më shumë mundësi për të luajtur. Me siguri i janë paraqitur perspektiva më të mira sportive, përndryshe nuk do ta kishte bërë këtë hap”.

lajme të ngjashme