Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama e quan Blushin gënjeshtar

NULL NULL
01.06.2017 22:58

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të tij i kanë ofruar postin e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë nëse votonte qeverinë Rama me arsyen se Ilir Meta pritej të largohej.

Rama tha sonte në studion e emisionit “Opinion” se kjo është një gënjeshtër e trilluar nga kreu i LIBRA-s, Ben Blushi. Ai theksoi se të gënjesh në kohën kur shkruan romane, kjo nuk është asgjë tjetër veçse një gënjeshtër artistike, por kur gënjen në politikë, ajo nuk është asgjë tjetër veçse gënjeshtër.

“Të gënjesh kur shkruan romane quhet gënjeshtër në krijimtari, të gënjesh në politikë quhet thjesht gënjeshtër”, tha Rama.

klankosova.tv

lajme të ngjashme