Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dokumenti: Sa e duan kosovarët hyrjen në BE dhe Amerikën? (VIDEO)

NULL NULL
18.07.2026 17:29

Qytetarët e Kosovës kanë besim të lartë në partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështesin procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas një matjeje të pavarur të opinionit publik nga organizata U Balkans, 83% e qytetarëve të Kosovës mbështesin anëtarësimin e vendit në BE, ndërsa 85% besojnë se hyrja në BE do të sillte më shumë përfitime sesa pasoja negative.

Sondazhi tregon po ashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të gëzojnë besimin më të madh te qytetarët e Kosovës, me 88% përkrahje, transmeton Klankosova.tv.

Po me 88% renditet edhe NATO, ndërsa BE ka 83% besim nga të anketuarit.

Sa i përket pritjeve nga BE-ja, qytetarët e Kosovës vlerësojnë se mbështetja më e madhe duhet të fokusohet në zhvillimin ekonomik dhe tregtinë, kujdesin shëndetësor, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e ligjit.

Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ende nuk ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pavarësisht aplikimit të saj për anëtarësim në vitin 2022.

Ndiqni detajet e plota përmes kronikës në “Info Magazine”:

 

lajme të ngjashme