“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin NULL NULL 07.07.2026 15:06 07.07.2026 15:06 Profesori amerikan Edward Joseph ka zhvilluar një takim në Prishtinë me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Lajmin e ka bërë të ditur Joseph përmes rrjeteve sociale, transmeton Klankosova.tv. “Një takim i mrekullueshëm kokë më kokë në Prishtinë me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë kaq shumë për të ruajtur marrëdhëniet me SHBA-në. Ajo ka ende shumë për t’i dhënë vendit të saj”, shkroi ai. Rreth këtij takimi ka shkruar edhe ish-presidentja e vendit. Ajo në Facebook theksoi mes tjerash se “hjithmonë një kënaqësi të shkëmbej mendime me miqtë e Kosovës”.