Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Breshëri shkatërron grurin në Korçë, fermerët: Gjysma e prodhimit u dëmtua para korrjeve

NULL NULL
01.07.2026 17:21

Breshëri dhe stuhia që përfshinë Korçën, pak minuta iu deshën për të shkatërruar sipërfaqe të konsiderueshme me grurë e kultura të tjera bujqësore në fushën e Maliqit.

Pak ditë përpara korrjes, breshëri goditi parcelat me grurë, duke bërë që fermerët të humbin më shumë se gjysmën e prodhimit.

Në shumë parcela, kallinjtë janë rrëzuar plotësisht në tokë, duke e bërë thuajse të pamundur korrjen.

Breshëri nuk kurseu as kulturat e tjera.

Sipërfaqe me qepë e kultura të tjera sezonale u prekën nga kushtet e përkeqësuara atmosferike, duke dëmtuar ekonomitë familjarë të dhjetëra fermerëve.

Me një situatë të ngjashme, fermerët kujtojnë se janë përballur edhe 4 vitë më parë./abcnews.al

lajme të ngjashme