Zbulohet skema kriminale: Nafta e porositur nga Kosova u zbraz në Shqipëri dhe u mbush me ujë (VIDEO) NULL NULL 01.07.2026 20:23 01.07.2026 20:23 Foto nga Klan Kosova U nis si naftë, por në destinacion mbërriti tjetër çka. Lënda djegëse që u porosit nga Kosova në Evropë, kur arriti në Shqipëri, u zbraz e cisternat u mbushën me ujë aq sa ishte pasha e karburanti. Nafta u shit në tregun e zi për përfitime të majme nga pronarët e pompave, që për të arsyetuar importin, lëshuan edhe fatura fiktive për kompani kryesisht ndërtimore, raporton Klan Kosova. Kjo skemë kriminale, fundin e pati të mërkurën paradite. Prokuroria Speciale, bashkë me Policinë e hetuesit nga Administrata Tatimore dhe Dogana, zhvilluan një aksion të gjerë, në Prishtinë, Prizren, Mamushë, Gjilan dhe Viti. Ekipet e forenzikës dyshohet se kanë arritur të sigurojnë edhe mostrat që pritet të dërgohen në ekzaminim. Po ashtu janë sekuestruar një varg provash për dyshimet e ngritura. Për rastin ka reaguar edhe Shoqata e Naftarëve, që këto raste i sheh të izoluara dhe nuk përfaqësojnë punën e profesionalizmin e shumicës së operatorëve të këtij sektori. Të gjitha detajet i gjeni në kronikën e Klan Kosovës: