Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekspozoi armën në rrjetet sociale, bastiset shtëpia e të dyshuarit dhe i sekuestrohet pushka

NULL NULL
01.07.2026 21:50
Foto nga Policia e Kosovës

Në orët e pasdites të së mërkurës, pas pranimit të informatës dhe sigurimit të provave, policia ka realizuar një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Skenderaj, ku është sekuestruar një armë zjarri (pushkë automatike).

Sipas njoftimit të policisë, veprimi është ndërmarrë pasi i dyshuari në rrjetet sociale kishte ekspozuar një armë, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me rastin në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar dy persona. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

lajme të ngjashme