Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjini: Kushdo që kërkon votat e Aleancës për presidentin duhet t’i pranojë gjashtë kërkesa

NULL NULL
01.07.2026 23:03

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur qëndrimin e partisë së tij lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit dhe formimin e institucioneve të reja.

Ai ka thënë se këto kërkesa janë: orientimi strategjik dhe gazi amerikan, pavarësia energjetike, ngritja e menjëhershme e pragut të TVSH-së, lirimi i plotë i tokës së punuar nga tatimi në pronë, buxhetimi i infrastrukturës dhe fondi emergjent për kryeqytetin.

Gjini ka sqaruar se kërkesat e prezantuara në konferencën për media janë parime shtetërore, e jo kushte bllokuese për interesa personale apo partiake.

“Ky nuk është kusht as i Ramush Haradinajt. Ai nuk ka thënë se kusht i joni për me e bë kuorumin është me qenë ai kandidat. Kurrë nuk ka thënë ashtu. Bile, përkundrazi ka thënë që ne nuk duam me qenë pjesë e pushtetit,” deklaroi Gjini.

Gjini potencoi në RTV21 se këto kushte do të mbeten në fuqi pavarësisht emrit të kandidatit për president, duke shtuar se refuzimi i këtyre pikave do të sillte pasoja të rënda për vendin.

“Na këto kemi me i lyp edhe nëse është Ramush Haradinaj kandidat. Këto kërkesa janë për Kosovën, nuk janë për ne, as për ministra, as për president, por për Kosovën. Unë dhe Aleanca besojmë fuqishëm që jemi keq dhe kanë me kris problemet nëse nuk merremi me to. Kushdo që ka me qenë kandidat për president, duke e përfshirë edhe kryetarin tem, Ramush Haradinaj, Aleanca këto kushte ka me i pas për pushtetin. Shumë thjeshtë”, ka thënë Gjini. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme