Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Juliana Nura vjen me reality show-n e saj “Eagle Queen”, premiera zgjon interes të madh (VIDEO)

NULL NULL
01.07.2026 21:46

Bukuroshja dhe njëra prej personaliteteve me të njohura ne Kosovë, finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e saj me premierën e reality show-t “Eagle Queen”, një projekt i realizuar nga Eagle Production.

Premiera, që do të publikohet  në YouTube, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke sjellë një format që premton emocione të forta, sfida, momente personale dhe ngjarje të papritura gjatë gjithë sezonit.

Në episodin e parë, Juliana hap dyert e jetës së saj si rrallëherë më parë, duke ndarë me publikun përjetime dhe momente që nuk janë parë më herët, siç është shtatzënia e saj.

Reality show synon të shfaqë jo vetëm jetën publike të saj, por edhe anën personale, sfidat dhe rrugëtimin e përditshëm përmes një rrëfimi autentik.

“Eagle Queen” është konceptuar si një format modern, me standarde të larta produksioni dhe me fokus te realiteti, emocionet dhe dinamika që do të zhvillohen përgjatë sezonit.

Episodi i parë është tashmë pritet të jetë i disponueshëm në YouTube, ndërsa publiku pritet të ndjekë me interes zhvillimet e radhës në këtë projekt të ri televiziv.

lajme të ngjashme