E rëndë në Suharekë: Vdes tragjikisht i riu pasi u godit nga rrufeja NULL NULL 01.07.2026 20:37 01.07.2026 20:37 Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Delloc të Suharekës, ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja. Rasti për Klankosova.tv e konfirmoi komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha. Për redaksinë, Hoxha po ashtu bëri të ditur se tërheqja e trupit të të ndjerit ishte e vështirë, ndërsa momentalisht gjendet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Mushtisht. E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar