Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dështon seanca për krime lufte ndaj 21 serbëve, e radhës caktohet në shtator (VIDEO)

NULL NULL
01.07.2026 20:27

Nën dyshimin për krime të kryera gjatë luftës e dëbim të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, sot është dashur të niste seanca fillestare ndaj 21 serbëve.

Por, ajo dështoi, ndaj tjetra u thirr që të mbahet më 15 shtator.

21 mbrojtësit e të pandehurve nuk ishin në dijeni se kush kë e përfaqëson, e as aktakuzën e Prokurorisë Speciale nuk e patën.

Në sallën e gjykatores pas pushimit s’u kthyen të gjithë juristët, andaj që kjo të verifikohej, kryetarja e trupit gjykues edhe nisi t’i thërriste me rend të pranishmit.

Ndaj serbëve të akuzuar, rëndon vepra penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Aktakuzën ndaj tyre Prokuroria Speciale e kishte ngritur më 15 gusht të vitit të kaluar.

lajme të ngjashme