Kryeterorristin Radoiçiq e ruajnë xhandarët serbë (VIDEO) NULL NULL 01.07.2026 20:38 01.07.2026 20:38 Mbrojtja që ia bënë Serbia, nuk po i mjafton, kështu i kërkuari nga Republika e Kosovës dhe në listën e Kuqe të Interpolit, Millan Radoiçiq, ka angazhuar edhe xhandar për sigurinë e tij fizike. Ky që organizoi aktin e agresionit ndaj shtetit kosovar në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, dhe i cili që nga atëherë jeton i lirë në Beograd, bashkë me partnerin e tij të biznesit, Zvonko Vesellinoviq, po mbrohen nga pjesëtarë të Xhandarmërisë serbe, njësi kjo speciale e famëkeqe e Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Kjo që u raportua nga media që nuk janë pro-regjimit gjeti kundërshti të ashpër nga vetë presidenti i shtetit. Ai mohon se po ndodh një mbrojtje e tillë speciale për dyshen në fjalë, përderisa e merr në mbrojtje sidomos autorin e sulmit paramilitar ndaj policisë kosovare ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e NATO tash e gati tri vite i kërkojnë autoriteteve serbe që të ndjekin penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë. Shumë prej këtyre personave duke nisur nga organizatori i sulmit, jetojnë të lirë në shtetin fqinj verior të Kosovës, kurse kanë krijuar edhe një grup për mbrojtje të afërt të presidentit serb. Kjo sidomos në periudhën gati 20 mujore që regjimi qeverisës atje po përballet me protesta masive nga studentët. Ndiqni kronikën në vazhdim: