Dënime deri në 10 vjet burg për zjarrvënie, autoritetet apelojnë qytetarët (VIDEO) NULL NULL 01.07.2026 20:42 01.07.2026 20:42 Me rritjen e temperaturave është shtuar edhe rreziku për zjarre, ndaj autoritetet po apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë ditëve të nxehta. Policia paralajmëron gjoba dhe arrestime për shkaktarët e zjarreve, ndërsa vetëm vitin e kaluar janë regjistruar 11.466 vatra dhe janë djegur 2.230 hektarë pyje. Qytetarët udhëzohen të raportojnë çdo rast në numrin 112, teksa situata po monitorohet vazhdimisht nga institucionet kompetente.