Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta NULL NULL 14.06.2026 14:32 14.06.2026 14:32 Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura me 7 qershorit. Gjatë së dielës, është duke vazhduar numërimi i votave me postë, ku nga 156 pako, janë numëruar 46 prej tyre, apo 29,49%. Nga numërimet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 68.88%, apo 11,696 vota. Kurse, LDK-ja ka fituar 17.28%, apo 2,934 vota. E treta është PDK-ja me 6.69%, apo 1,136 vota dhe Aleanca ka marrë 4.95%, apo 841 vota. /Klankosova.tv