A u morëm vesh? 123 string(12) "Blerim Shala" string(82) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2017/05/Blerim-Shala-1-e1620736305698.jpg" nga Blerim Shala 10.06.2026 09:45 10.06.2026 09:45 Në atë shumësinë e përpjekjeve që me pak fjalë të përshkruhet ajo çfarë bëri vaki të dielën e kaluar, me 8 qershor, në zgjedhjet e njëmbëdhjeta në njëzet e pesë vitet që prej se tek ne funksionon demokracia parlamentare, u veneruan edhe këto (formulime) në vijim: Sovrani foli. Sovrani heshti. Sovrani bërtiti (në heshtje). Sovrani goditi (të gjitha partitë). Natyrisht, bëhej fjalë për daljen më të ulët të qytetarëve të Kosovës në votime në historinë e parlamentarizmit tek ne. Para dhe mbi të gjitha, çfarë do të duhej të kuptohej prej atyre që janë në ballë të partive të vendit është që qytetarët janë të lodhur e të mërzitur me zgjedhjet e shpeshta parlamentare dhe me mungesën e vullnetit të politikanëve kryesorë të Kosovës ta pajisin atë (Kosovën), me pushtetin qendror, për të cilën gjë tek e fundit vizitohen qendrat e votimit. Nuk do të ndryshojë gjë në këtë drejtim, nëse rastësisht dështon sërish ndërmarrja e bërjes së Kosovës me të gjitha elementet e pushtetit qendror, duke përfshirë këtu edhe Presidentin e Kosovës. Përkundrazi. Mund të pritet një rënie e re e gatishmërisë së kosovarëve për të votuar, nëse në vjeshtë sërish politikanët do të na detyrojnë që t’i shohim të njëjtat pamje, të dyzimit të fushatave bajate parazgjedhore me dalje (bajate) në votime. Do të ishte e logjikshme pra nëse kjo porosi kryesore e qytetarëve të Kosovës, e cila ka siguruar një lloj supremacie ndaj vet mënyrës se si është ndarë vota e atyre që megjithatë morën pjesë në këto zgjedhje, do të lexohej kujdesshëm, mirë dhe drejt prej liderëve të partive të cilat do të përfaqësohen sërish në Kuvendin e Kosovës. Ata të gjithë pra, tash e tutje, nëse mund të thuhet ashtu, do të ecin mbi një ‘fushë të minuar’ politike, prandaj, ata e kanë të domosdoshme, nëse njëmend ia duan të mirën këtij vendi (për këtë askush prej nesh nuk do të duhej dyshuar), që me të marrë vesh rezultatin final të ‘Verdiktit të popullit’, të nisin të bisedojnë njëri me tjetrin. Ama tani, fare ndryshe krahasuar me ato takimet dhe bisedimet që janë bërë në të kaluarën, e të cilët më shumë ishin sa për ‘sy e faqe’ (si thuhet), apo, për opinionin publik të vendit. Tash e tutje, qëllimi i këtyre takimeve do të duhej të ishte marrëveshja për të mundësuar kompletimin e pushtetit qendror. Kush me kë do të bëjë marrëveshje, kjo i mbetet vet liderëve të partive parlamentare të Kosovës. Por, çfarë dihet është që do të jetë e pamundur që të zgjedhet Presidenti i ri i Kosovës pas këtë marrëveshje, teksa, si qëndrojnë punët tash, edhe ndërmarrja e krijimit të Qeverisë së re të vendit do të jetë shumë e vështirë dhe shumë më e ndërlikuar se sa radhës së kaluar, kur partia më e madhe në vend, ‘Vetëvendosje’ e Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, siguroi shumicën parlamentare për bërjen e Qeverisë pa një partner nga partitë politike shqiptare. Dalja e ulët në zgjedhje parlamentare, kudo në shtetet demokratike, mund të bartë në vete dy mesazhe: Këtë të parën, me të cilën ne u ballafaquam kësaj të diele, dhe atë tjetrën, kur në një shtet demokracia funksionon aq mirë, saqë kushdo që fiton në zgjedhje, i respekton rregullat e lojës dhe arritjet e deritashme më atë shtet, prandaj, edhe dalja në zgjedhje është modeste (nëse mund të thuhet ashtu). Kjo përvoja e jonë bashkon apatinë e qytetarëve, në rritje e sipër, me pakënaqësinë e tyre (në rritje edhe më të madhe), me mënyrën se si (s)po funksionon skena politike e Kosovës, në atë segmentin më të rëndësishëm, të krijimit të pushtetit qendror. Nuk janë shenja të mira këto aspak për shëndetin e demokracisë parlamentare në vend. Kjo çka na ka ndodhur në tetëmbëdhjetë muajtë e fundit, që prej zgjedhjeve të shkurtit të vitit të kaluar, do të na duhej të na jepte mend të gjithëve. Në të kundërtën, do të