Kastriot Selmani rikthehet te Prishtina, është përforcimi i parë për sezonin e ri NULL NULL 12.06.2026 23:03 12.06.2026 23:03 Prishtina ka zyrtarizuar rikthimin e Kastriot Selmanit, i cili është afrimi i parë i klubit për edicionin e ri. Sulmuesi 26-vjeçar rikthehet në klubin ku u formua si futbollist, pasi kaloi të gjitha kategoritë e moshave deri te ekipi i parë. Ai u prezantua nga drejtori i ri sportiv, Mentor Zhdrella, i cili nisi zyrtarisht detyrën me prezantimin e transferimit të parë. Gjatë karrierës së tij, Selmani ka veshur fanellat e Dritës, Llapit dhe së fundmi të Egnatias, me të cilën u shpall kampion i Shqipërisë. Me klubin rrogozhinas zhvilloi 42 ndeshje në të gjitha garat, duke fituar përvojë edhe në kualifikimet e UEFA Champions League dhe UEFA Europa League.