Rodri: Yamali nuk po del as për darkë, mendjen e ka veç te Botërori NULL NULL 12.06.2026 23:22 12.06.2026 23:22 Topi i Artë, Rodri, ka thënë se bashkëvendësi i tij, Lamine Yamal, është shumë i fokusuar për Kupën e Botës. Ai tha se 18-vjeçari nuk i ka dalë për darkë pasi mendjen e ka vetëm te kjo garë. “Një ditë, Lamine më tha se nuk po vjen për darkë… dhe arsyeja ishte se duhej të përgatitej për Kupën e Botës”, ka thënë Rodri. “Ai është shumë i përqendruar te Kupa e Botës, është në formë të shkëlqyer… mund ta shihni që Lamine Yamal dëshiron vërtet të bëjë dallimin”.