Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

NULL NULL
12.06.2026 23:25
Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva
Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bylbyl Sokoli, pas një takimi mes palëve ku u analizua ecuria e skuadrës gjatë sezonit të kaluar.

Vendimi është marrë me marrëveshje të përbashkët dhe në frymë mirëkuptimi, duke i dhënë fund bashkëpunimit mes klubit dhe teknikut të njohur, transmeton Klankosova.tv.

Klubi falënderoi Sokolin për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë drejtimit të ekipit, ndërsa trajneri shprehu mirënjohjen për besimin dhe mbështetjen që mori nga drejtuesit e Malishevës.

Të dyja palët u ndanë në mënyrë miqësore, duke i uruar njëra-tjetrës suksese në vazhdim të rrugëtimit sportiv.

lajme të ngjashme