Shkrumbohet banesa në Vlorë, alarmohen banorët NULL NULL 12.06.2026 22:55 12.06.2026 22:55 Një shkëndijë elektrike në panelin elektrik të një banese ka rrezikuar të shkaktojë djegien e plotë të saj. A2 CNN raporton se ngjarja ka alarmuar banorët, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Forcat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve në pjesët e tjera të banesës. Megjithëse zjarri është neutralizuar pa shkaktuar dëme të mëdha materiale, bloza dhe tymi kanë përfshirë të gjitha ambientet e shtëpisë, duke shkaktuar dëmtime në mobilie dhe sende të tjera shtëpiake. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa po punohet për vlerësimin e dëmeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.