Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Samiti në Mal të Zi: Merz plan për Ballkanin, me Serbinë i prerë

NULL NULL
05.06.2026 20:15

Në qytetin bregdetar të Tivatit në Mal të Zi, po mbahet samiti mes liderëve të Bashkimit Evropian, atyre të vendeve  anëtare dhe udhëheqësve të gjashtë republikave të Ballkanit Perëndimor.

Kosova, në këtë samit përfaqësohet nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, që po kërkon dhënien e statusit të vendit kandidat dhe theksoi rreshtimin e shtetit kosovarë me politikën e jashtme e të sigurisë, raporton Klan Kosova.

Një temë fort e diskutuar në samit është dhe propozimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Friedrich Merz.

Dyshja më e pushtetshme e BE-së, propozon si fillim nisjen e integrimit gradual të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Unionin që për momentin ka 27 vendeve anëtare.

Kryeministri nga Berlini, ishte fort i drejtpërdrejt, sidomos karshi Serbisë, vend ky kandidat për të hyrë në BE.

“Shumë qartë i thamë presidentit serb se çka ne presim, por ne e bëmë edhe ofertën konkrete që Serbia e ka udhën e hapur për në BE. Megjithatë, Serbia duhet të vendosë se ku qëndron. Sepse një politikë luhatëse në mes Kinës, Rusisë e Evropës, nuk mund të ekzistojë. Serbia duhet qartazi të vendosë se ku ky vend e sheh të ardhmen e tij”, tha Merz.

Kancelari gjerman bëri me dije se propozimi i tij dhe Macronit për integrimin gradual të Ballkanit u prit mirë në samit, përderisa e bëri të qartë se qëllimi final mbetet anëtarësimi i plotë në Union i Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës, Maqedonisë së Veriut e Serbisë.

Ndiqeni të plotë kronikën në vijim:

lajme të ngjashme