Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fushata e PDK-së: Mitrovicasve u lypet votimi për ndryshim (VIDEO)

NULL NULL
05.06.2026 20:20

Pak minuta më parë, përfundoi edhe tubimi përmbyllës i PDK-së në qytetin e Mitrovicës, vendlindjen e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

Për këtë subjekt politik, me këtë tubim përfundon edhe fushata në terren jashtë Prishtinës, raporton Klan Kosova.

Duke folur para qytetarëve, Hamza vuri në pah rëndësinë politike që ka Mitrovica për të, duke rikujtuar se për katër vjet me radhë ka udhëhequr komunën e këtij qyteti.

Të pranishmëve iu drejtua edhe nikoqiri i tubimit, kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri, i cili njëherësh është edhe kandidat për deputet.

Tahiri u tha qytetarëve se beson që Qeveria e Albin Kurtit nuk ka realizuar asnjë projekt madhor që ka qenë i nisur që nga koha kur PDK-ja ishte në pushtet në nivel qendror.

Sipas tij, këto zgjedhje dhe fitorja që synon PDK-ja nuk janë vetëm për partinë, por për Kosovën, me qëllim që, siç tha ai, t’i jepet fund krizës, duke iu referuar edhe sloganit të fushatës “STOP KRIZËS!”.

Ndërkaq, Bedri Hamza, përveç premtimeve të programit të tij, falënderoi qytetarët e Mitrovicës për besimin që i kishin dhënë gjatë mandatit të tij si kryetar komune. Ai kërkoi mbështetjen e tyre edhe për të udhëhequr Kosovën, duke premtuar se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve.

Përveç zotimeve me karakter social, Hamza premtoi investime në Trepçë dhe u zotua se do t’i përfundojë të gjitha projektet infrastrukturore të mbetura në gjysmë, si dhe do të realizojë ndërlidhjen e autostradave në vend.

Gazetarja Arbreshë Uka jep detaje nga ky tubim: /Klankosova.tv

lajme të ngjashme