Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndeshje vendimtare në “Fadil Vokrri”, Kosova kërkon kalimin në Ligën B (VIDEO)

NULL NULL
05.06.2026 09:20

Në “Ora Shtatë” në Klan Kosova, gazetarja Erblina Ukrashtica tha se Kosova vjen në këtë ndeshje pas katër fitoreve rresht dhe se një barazim do t’i siguronte kalimin në fazën Play-Off.

Sipas saj, kjo ndeshje është e rëndësishme pasi mund të sigurojë kalimin nga Liga C në Ligën B, si dhe një vend në Play-Off për kualifikimet e Botërorit 2027.

“Euforia jonë më duket sikur kur po luajmë në vendin tonë, po kanë më shumë presion. Vajzat e kanë treguar se kanë shumë potencial”, tha Ukrashtica.

Sonte në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Kroacisë. Takimi transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport, ndërsa hyrja për tifozët është falas.

lajme të ngjashme