Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Florentino Perez premton “bombën” e madhe, Vitinha ose Joao Neves drejt Real Madridit?

NULL NULL
05.06.2026 11:53

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka ndezur entuziazmin e tifozëve madrilenë vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale të 7 qershorit.

Gjatë fushatës së tij, Perez ka premtuar se nëse rizgjidhet në krye të klubit, do të bëjë ofertën më të madhe në historinë e Real Madridit për një futbollist të ri që aktivizohet në një klub të madh të Ligës së Kampionëve.

Sipas tij, bëhet fjalë për një transferim që mund të kalojë shifrën e 150 milionë eurove.

Mediat spanjolle raportojnë se objektivi kryesor mund të jetë një nga dy mesfushorët e Paris Saint-Germain, Vitinha ose João Neves.

Ky i fundit është përmendur si një nga emrat që Pérez dëshiron ta sjellë në “Santiago Bernabeu”, ndërsa Vitinha konsiderohet prej kohësh si “ëndrra” e drejtuesve madrilenë për mesfushën.

Perez nuk ka zbuluar identitetin e lojtarit, por ka konfirmuar se ai nuk luan në Premier League dhe se oferta do t’i drejtohet një klubi të rëndësishëm pjesëmarrës në Champions League.

Mbetet të shihet nëse “galaktiku” i ri i Real Madridit do të jetë Vitinha, Joao Neves apo një surprizë tjetër e madhe nga Evropa. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme