Rreth 28 mijë qytetarë votojnë nesër në përfaqësitë diplomatike të Kosovës NULL NULL 05.06.2026 09:15 05.06.2026 09:15 Rreth 28 mijë qytetarë votojnë nesër në përfaqësitë diplomatike të Kosovës Nesër, më 6 qershor, do të zhvillohet votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, për zgjedhjet e së dielës. Sipas një njoftimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të gjitha qendrat e votimit hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, sipas kohës lokale të çdo shteti. “Vetëm 27,724 votuesit e regjistruar në 30 përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 6 qershor 2026, pasi në listën votuese, e cila do të përdoret në këto përfaqësi diplomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (6 maj – 17 maj 2026)”. “Procesi i votimit do të zhvillohet në 47 vendvotime që u përkasin 17 ambasadave dhe 13 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.