Mustafa: Kurti pranoi dokumentet serbe, dy ditë më vonë Sveçla ua njohu me vendim (VIDEO) NULL NULL 03.06.2026 18:47 03.06.2026 18:47 Ligji për Shtetësinë ishte një nga temat kryesore që u diskutua në edicionin më të ri të DPT te Fidani me kandidatin për deputet nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa. Ai tha në Klan Kosova se burimi kryesor i këtij Ligji është Albin Kurti, i cili në shkurt të 2023-tës, sipas tij, e pranoi “Marrëveshjen e Ohrit”. “Më 14 mars 2026, pra 3 vjet më vonë, i njëjti pra Albin Kurti, kryeministri i Kosovës i pranon edhe dokumentet e lëshuara nga institucionet paralele, ilegale, jolegale serbe në Kosovë. Letërnjoftimet, e çdo dokument tjetër, certifikatat e lindjes etj.etj.”, deklaroi Mustafa. Ai tha se pak vite më vonë, ministri i Kurtit, Xhelal Sveçla, nxori vendimin për t’ua pranuar serbëve ato dokumente paralele e ilegale. “Pak më vonë, pra më 16 mars 2026-të, pra veç dy ditë më vonë Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme, e nxjerr një vendim ku vendos me ua pranu serbëve si dokumente, pra këto dokumente që i përmenda”, theksoi ai. Mustafa në emision e ka publikuar edhe vendimin e marrë nga i pari i MPB-së, Sveçla.