Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LDK-ja të shtunën e nominon kandidatin për kryeministër dhe atë për president

NULL NULL
07.05.2026 18:45
Foto e përpunuar nga Klankosova.tv

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë të shtunën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku pritet të merren vendime të rëndësishme politike në prag të proceseve zgjedhore.

Gjatë kësaj mbledhjeje, LDK-ja pritet të nominojë kandidatin e saj për kryeministër, ndërsa në rend dite do të jetë edhe hartimi i listës së kandidatëve për deputetë.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve do të jetë edhe çështja e bashkëpunimit me presidenten Vjosa Osmani.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së do të mbahet të shtunën duke filluar nga ora 12:00.

Klankosova.tv e ka siguruar agjenden e kësaj ngjarje.

lajme të ngjashme