Ndeshja e fundit për Deschamps, Mbappe: Duhet të të kishim ofruar një fund më të mirë, por dështuam NULL NULL 18.07.2026 20:22 18.07.2026 20:22 Foto Ilustrim Ndeshja për vendin e tretë ndaj Anglisë do të jetë përballja e fundit e Didier Deschamps si trajner i kombëtares së Francës, duke i dhënë fund një epoke 14-vjeçare në krye të “Les Bleus”. Gjatë kësaj periudhe, Deschamps ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e futbollit francez, duke udhëhequr ekipin drejt triumfit në Kupën e Botës 2018, ndërsa ka arritur edhe finalet e Euro 2016 dhe Botërorit të fundit, transmeton Klankosova.tv. Para ndeshjes së sotme ndaj Anglisë, ylli francez Kylian Mbappe ka publikuar një mesazh emocional për trajnerin që i dha mundësinë të debutonte me fanellën e kombëtares. Ti na dhe kaq shumë. Do të duhej të të kishim ofruar një fund më të mirë, por nuk ia dolëm. Të përshkruaj gjithçka që solle gjatë 14 viteve është shumë e vështirë. Ishte një periudhë ku luajte një rol të madh në ringjalljen e këtij ekipi. Historia do të kujdeset për madhështinë tënde”, ka shkruar Mbappe. Ai gjithashtu e falënderoi Deschampsin për besimin dhe mundësinë për të përfaqësuar Francën në skenën më të madhe të futbollit. Jam i privilegjuar që kam qenë përkrah një prej legjendave më të mëdha të vendit tonë. Do të ruaj vetëm kujtime të shkëlqyera për gjithçka që përjetuam dhe arritëm së bashku. Të uroj më të mirat në aventurën tënde të re dhe faleminderit për gjithçka që solle në këtë fanellë”, u shpreh Mbappe. Tashmë mbetet të shihet nëse Deschamps do ta mbyllë aventurën e tij me një tjetër sukses, pasi Franca do të përballet me Anglinë për medaljen e bronztë në orën 23:00 në “Miami Stadium”. View this post on Instagram A post shared by Kylian Mbappé (@k.mbappe)