Tre vendime të mëdha priten nga Hansi Flick NULL NULL 06.05.2026 13:18 06.05.2026 13:18 Me titullin e La Ligës pothuajse në xhep, Hansi Flick duhet të vendosë shpejt për të ardhmen e tre yjeve, Robert Lewandowski, Marcus Rashford dhe Joao Cancelo. Për polakun duhet qartësuar roli i tij pas 30 qershorit nëse vjen një sulmues i ri, ndërsa për Rashford dhe Cancelo, bordi pret konfirmimin e teknikut gjerman para se të shpenzojë shifra të larta për blerjen përfundimtare të kartonëve të tyre. Këto lëvizje do të jenë përcaktuese për strukturën e Barcelonës në sezonin e ardhshëm.