Manchester City përgatit ofertë prej 100 milionë eurosh për Tonalin NULL NULL 30.06.2026 18:11 30.06.2026 18:11 Manchester City është gati të bëjë një lëvizje të madhe në afatin kalimtarë i verës për Sandro Tonalin. Sipas mediave italiane, klubi anglez është i gatshëm të ofrojë rreth 100 milionë euro për mesfushorin e Newcastle, transmeton Klankosova.tv. Trajneri Enzo Maresca e sheh italianin si një përforcim ideal për mesfushën, sidomos pas largimit të Bernardo Silvës dhe mungesës së Rodrit në fillim të sezonit. Megjithatë, City nuk është i vetëm në garë. Arsenali dhe Tottenhami gjithashtu po e ndjekin nga afër Tonalin, por kampionët e Anglisë mbeten favoritë për ta siguruar nënshkrimin e tij.