Manchester United mbyll derën për Amad Diallo NULL NULL 30.06.2026 17:51 30.06.2026 17:51 Manchester United nuk ka ndërmend të shesë Amad Diallon gjatë kësaj vere. Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e klubit e konsiderojnë sulmuesin anësor një pjesë kyçe të projektit dhe do të refuzojnë çdo ofertë për të. Trajneri Michael Carrick i ka bërë të qartë klubit se dëshiron ta mbajë 23-vjeçarin në skuadër, ndërsa edhe interesimi nga disa klube angleze dhe italiane nuk pritet ta ndryshojë këtë qëndrim. Amad mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm në planet e Manchester United për sezonin e ri dhe klubi nuk e konsideron shitjen e tij.