Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kabllot elektrike gati në tokë në Lipjan, banorët kërkojnë ndërhyrje

NULL NULL
30.06.2026 18:17

Banorët e Lipjanit janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e rënduar të kabllove elektrike në zonën ku ata jetojnë.

Sipas pamjeve që janë dërguar në redaksinë e Klankosova.tv, kabllot elektrike shihen të varura në mënyrë të rrezikshme dhe në disa vende pothuajse të rëna deri në tokë.

Kjo gjendje, sipas banorëve, paraqet rrezik të vazhdueshëm sidomos për fëmijët dhe kalimtarët që lëvizin çdo ditë në atë zonë.

Sipas tyre, rreth 20 shtëpi janë të rrezikuara nga tensioni i lartë.

lajme të ngjashme