Prona fut në sherr familjen në Suharekë: Rrahje mes babait, djemve dhe xhaxhait NULL NULL 30.06.2026 18:22 30.06.2026 18:22 Dy incidente të rënda brenda një familjeje kanë ndodhur sot në fshatin Reçan të Suharekës, që rezultuan me ndërhyrjen e Policisë, raporton Klankosova.tv Në rastin e parë, Klan Kosova ka mësuar se babai është përleshur me dy djemtë e tij për arsye pronësore, ndërsa në rastin e dytë djali tjetër është futur në sherr me xhaxhain e tij, për të njëjtin motiv. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe komandanti i Stacioni Policor në Suharekë, Safet Hoxha. Ai njoftoi se tre persona janë ndaluar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme. Gjatë konfliktit, Hoxha bëri të ditur se janë përdorur gota, prej të cilave kanë pësuar lëndime trupore. /Klankosova.tv