Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti i Klinës: Ministria ia çon makineritë sërish në oborr pa paralajmërim, ankohet mërgimtari (VIDEO)

NULL NULL
30.06.2026 17:54

Ministria e Infrastrukturës ka nisur sanimin e një rrëshqitjeje të madhe të dheut e cila ka ndodhur në janar të këtij viti, në magjistralen Klinë-Krushevë e Vogël.

Por, me fillimin e punimet atje ka lindur edhe një problem.

Makineritë e rëndë të punëkryesit, “zbarkuan” dhe nisën gërmimet në oborrin e Pashk Skelit, pa ndonjë marrëveshje paraprake për shpronësim e as njoftim se çka po ndodhte brenda pronës së tij.

Këtë situatë e shtjelloi javën e kaluar emisioni Kiks Kosova.

Lidhur me rastin ishte deklaruar edhe zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës Zef Morina.

Morina pati deklaruar se është në dijeni të rastit dhe se po zhvillohen punimet në një parcelë e cila nuk i ka kaluar procedurat e shpronësimit, por sipas tij terreni ka qenë ashtu që nuk ka lejuar pritje të gjata, njofton Klankosova.tv.

Por, duket se situata ka shkuar tutje.

Skeli, i cili jeton në Gjermani përmes kamerave, sot ka vërejtur se makineritë dhe krejt materiali është stacionuar brenda oborrit të tij, sërish pa paralajmërim.

Për rastin e sotëm u deklarua edhe zevendësministri në detyrë i Infrastrukturës Zef Morina.

Morina tha për Klankosova.tv pjesa e pronës e cila do të merret për rregullimin e prishjes, do të kompensohet.

“Për rastin e sotëm nuk jam në dijeni. Sa i përket makinerisë kjo pjesë nuk i takon Ministrisë por punëkryesit. Ashtu si edhe kemi deklaruar pjesa e cila do të merret do t’i kompensohet pronarit, pas verifikimit të dokumentacionit nëse ajo pronë i takon atij. Ne nuk jemi për t’i dëntuar qytetarët. Jo, krejt oborri nuk do t’i merret, por ajo pjesa e cila shërben për ta rregulluar dëmin nga rrëshqitja e dheut”, deklaroi Morina.

“Edhe më herët kam deklaruar se rasti ka qenë ashtu që nuk kemi mundur me i prit procedurat, sepse nga kjo rrëshqitje ka mundur me u bë ndonjë aksident edhe me pasë ndonjë jetë të humbur. Intervenimi ka qenë urgjent”, theksoi ai për Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme