Como i bën presion Juventusit për një vend në Champions NULL NULL 26.04.2026 17:00 26.04.2026 17:00 Como vazhdon të befasojë në Serie A dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Skuadra nga Lombardia arriti një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Genoas 0-2, duke marrë tri pikë që e afrojnë ndjeshëm me zonën e kreut. Golashënuesit e ndeshjes për Comon ishin Douvikas dhe Diao, të cilët realizuan golat e fitores dhe konfirmuan formën e mirë të ekipit në këtë fazë vendimtare të sezonit. Me këtë triumf, Como i afrohet në vetëm dy pikë Juventusit, që sonte luan derbin e madh ndaj Milan në “San Siro”, një përballje që mund të ndikojë drejtpërdrejt në renditje. Në anën tjetër, Genoa mbetet në një pozitë të qetë dhe nuk rrezikon rënien nga elita e futbollit italian. Sa i përket javës së ardhshme, Como do të ketë një ndeshje të vështirë në shtëpi ndaj Napolit, ndërsa Genoa do të udhëtojë për t’u përballur me Atalantan./Klankosova.tv