E la Maqedoninë për Kosovën: Shaqir Bislimi me paraqitje të mirë në Evropianin e mundjes NULL NULL 25.04.2026 23:35 25.04.2026 23:35 Mundësi Shaqir Bislimi ka debutuar me paraqitje të mirë për Kosovën në Kampionatin Evropian të mundjes, që po zhvillohet në Tiranë. Bislimi shënoi fitore në raundin e parë, duke mundur Albin Peposhin nga Shqipëria, ndërsa në çerekfinale u ndal nga zvicerani Samuel Scherrer, transmeton Klankosova.tv. 21-vjeçari me prejardhje nga Shkupi kishte garuar më parë për Maqedoninë e Veriut, por tani ka marrë nënshtetësinë e Kosovës dhe do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare. “Debutimi i tij i suksesshëm tregon potencialin e madh të Bislimit në sportin e mundjes dhe shpresën për performanca të mëtejshme të spikatura në skenën evropiane”, tha Komiteti Olimpik i Kosovës.