Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pak ditë nga vendimi, kujt do t’i japë të drejtë Kushtetuesja? – Ariana Musliu-Shoshi sot në “DPT te Fidani”

NULL NULL
23.03.2026 15:26

Të hënën, në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova e ftuar është Ariana Musliu – Shoshi, deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për zhvillimet e fundit në skenën politike në vend, konkretisht për çështjen e Presidentit, si dhe për vendimin që pritet ta nxjerrë Gjykata Kushtetuese pikërisht për këtë çështje.

Gjithashtu, me Musliu-Shoshin do të flasim edhe për qëndrimet e PDK-së karshi këtyre zhvillimeve, si dhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

A është e gatshme PDK-ja për marrëveshje për Presidentin? A janë zgjedhjet e vetmja zgjidhje për këtë situatë? A është e gatshme PDK-ja për zgjedhje të reja? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

lajme të ngjashme