Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komisionerja për zgjerim: Shqipëria e Mali i Zi në BE më 2029 (VIDEO)

NULL NULL
27.06.2026 20:28
Komisionerja për zgjerim: Shqipëria e Mali i Zi në BE më 2029 (VIDEO)

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se procesi i zgjerimit po ecën me ritmin më të shpejtë në 15 vitet e fundit, duke përmendur disa vende të Ballkanit Perëndimor si më afër anëtarësimit.

Ajo tha se Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2029, ndërsa Shqipëria është në fazë të avancuar të negociatave. Kos përmendi gjithashtu mundësinë e rikthimit të Islandës në BE përmes referendumit.

“Unë mund të përmendi emrat e vende ; Mali i Zi do të jetë anëtarja e re e BE-së në mandatin tim të komisioneres që është deri në vitin 2029. Unë do të isha shumë e lumtur nëse Islanda do të kthehej -kjo do të vendoset me referendum që mbahet në fund të muajit gusht. Kurse Shqipëria është në procesin e mbylljes së kapitujve drejt anëtarësimit. Kështu që  lëvizja që e kemi në procesin e zgjerimit është me e madhe sesa në 15 vitet e fundit.”

Sipas saj, nevojitet një zotim i qartë nga liderët e BE-së për përshpejtimin e procesit të zgjerimit.

Ajo shtoi se dinamika e zgjerimit lidhet edhe me luftën në Ukrainë dhe zhvillimet gjeopolitike në Evropë.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vijim:

lajme të ngjashme