Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Amerika dërgon ndihma humanitare në Venezuela pas tërmetit

NULL NULL
27.06.2026 22:03

Një nga pistat e aeroportit ndërkombëtar “Simon Bolivar” në Karakas është rikthyer në funksion, duke mundësuar uljen e avionëve ushtarakë amerikanë C-17 që transportojnë ndihma humanitare për zonat e goditura nga tërmetet shkatërruese.

Ndërkohë, bilanci i viktimave nga tërmetet vazhdon të rëndohet. Sipas presidentit të Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodríguez, të paktën 1,430 persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by U.S. Department of State (@statedept)

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë pa ndërprerje, me ekipe nga vende të ndryshme të botës që po punojnë për gjetjen e të mbijetuarve dhe nxjerrjen e viktimave nga rrënojat.

Dy tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter goditën veriun e Venezuelës të mërkurën, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë. Sipas autoriteteve, mbi 50 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa situata humanitare në zonat e prekura mbetet tepër e rëndë.

 

lajme të ngjashme