Përfundon ndërtimi i rrethit në hyrje të Prishtinës nga drejtimi i Gjilanit NULL NULL 27.06.2026 23:29 27.06.2026 23:29 Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka përfunduar ndërtimi i rrethit në hyrjen e kryeqytetit nga drejtimi i Gjilanit, një projekt që sipas tij është realizuar nga Komuna e Prishtinës. Në një postim në rrjete sociale, Rama ka shkruar se ky investim pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të përmirësojë qasjen për qytetarët që hyjnë në kryeqytet nga kjo arterie kryesore që lidh Prishtinën me Gjilanin dhe zonat përreth, transmeton Klankosova.tv. Ai theksoi se projekti i takon nivelit qendror të infrastrukturës, pasi ndodhet në një segment të rrugës magjistrale Prishtinë–Gjilan, por sipas tij, për shkak të mosrealizimit nga institucionet qendrore, Komuna e Prishtinës e ka përmbyllur vetë ndërhyrjen. Rama shtoi se në ditët në vijim pritet të hapet për qarkullim edhe “Rruga A”, një nga projektet kryesore infrastrukturore në kryeqytet, ndërsa paralajmëroi edhe nisjen e punimeve për projektin e “Penetrimit të Veternikut”, i cili sipas tij do të ndikojë në përmirësimin e mëtejshëm të qarkullimit dhe lidhjeve rrugore brenda Prishtinës.