Alarm te Spanja, lëndohen Nico Williams dhe Yeremy Pino NULL NULL 27.06.2026 21:25 27.06.2026 21:25 Spanja ka marrë dy lajme shumë të këqija pas fitores ndaj Uruguait në Kupën e Botës. Nico Williams dhe Yeremy Pino pësuan lëndime dhe rrezikojnë të mungojnë në ndeshjet e ardhshme. Sipas raportimeve, Yeremy Pino dyshohet se ka thyer klavikulën (kockën e shpatullës), një dëmtim që mund ta lërë jashtë për pjesën e mbetur të turneut. Ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të konfirmuar shkallën e lëndimit. Ndërkohë, Nico Williams u largua me shqetësime muskulore dhe stafi mjekësor i Spanjës frikësohet se ai mund të mungojë për një periudhë. Sulmuesi i Athletic Bilbaos do t’i nënshtrohet testeve gjatë orëve në vijim për të përcaktuar seriozitetin e dëmtimit./Klankosova.tv